Rusia: Kosovë-Serbi të shkëmbejnë territoret

07/10/2014 00:00

Shefi i zyrës ndërlidhëse ruse në Prishtinë, diplomati Andrey Y.
Shugurov është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë.

Prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.

Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë dhe pjesa veriore Serbi.

“Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris, ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë vitesh qëndrim këtu në Kosovë”, ka thënë Shugurov për gazetën “Zëri”.

Top Channel