Shqipëria siguron pjesëmarrjen e Kosovës në forumet në SEECP

06/10/2014 00:00

Presidenca shqiptare e procesit te bashkepunimit të vendeve të Europës
Juglindore ka siguruar pjesëmarrje të përhershme të Kosovës në të gjitha
forumet e tij, pavarësisht se ende nuk është anëtare me të drejta të
plota.

Kryesimi shqiptar i forumit te njohur SEECP-se i nisur prej 1 korrikut, pasi siguroi ne takimin e Bukureshtit pjesemarrjen e shtetit te ri shqiptar ne te me gjithe hezitimin e Serbise, arriti ta beje Kosoven edhe pjese te dimensionit parlamentar.

12 ambasadoret e Europes Juglindore jane thirrur ne komisisionin parlamentar te Jashtem, per te diskutuar mbi konferencen e delegacioneve te ketyre vendeve, muajin e ardhshem ne Tirane.

“Kosova do të marrë pjesë, qoftë në grupet e punës, qoftë në asamblenë parlamentare, por edhe në takimet e ministrave të Jashtëm, të kryetarëve të parlamenteve, por edhe të kryetarëve të shteteve. Eshtë një realitet i gjithëpranuar tashmë, që Kosova është një vend që është dhe do të jetë pjesë e të gjitha proceseve bashkëpunuese në rajon”, tha Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Top Channel