Jahjaga ftohet në Beograd

06/10/2014 00:00

Presidentes së Kosovës, Atifetete Jahjaga i ka ardhur ftesa që të merr
pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni
Evropian, që quhet Komisioni Trelateral.

Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se thirrja është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkoj në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar.

Në takim, sipas RTK-së, janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vuçiç, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet nëse Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Top Channel