Jahjaga kërkon njohjen nga Armenia

24/09/2014 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi Ministrin e
jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan me të cilin diskutuan për
konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe proceset e tjera nëpër të cilat
po kalon vendi, në përpjekje për të forcuar subjektivitetin shtetëror.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ministrin Nalbandyan me përparimin që e ka shënuar Republika e Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë së saj.

Jahjaga, bën të ditur Kosovapress, theksoi se njohja e shtetësisë së Kosovës është edhe njohje e vizionit të qytetarëve të saj për të ndërtuar një shtet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duke e inkurajuar Armeninë që të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri Nalbandyan vlerësoi të arriturat e Kosovës, në veçanti në procesin e dialogut ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë armene për të punuar me institucionet e Republikës së Kosovës për të avancuar proceset e saj integruese.

Top Channel