Proteste në universitetin e Prishtinës

15/09/2014 00:00

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit.

E gjitha kjo vjen pas zgjedhjes së rektorit të ri, Ramadan Zejnullahu. Rifat Krasniqi, njëri prej organizatorëve të kësaj proteste tha se shkeljet dhe parregullsitë që po ndodhin vazhdimisht në UP kanë shtyre ate dhe koleget e tij të bëjnë këtë bllokadë.

“Arsyeja është se nuk dua të vazhdojmë që ky Univesitet të vijnë rektor të cilët nuk janë të aftë për menaxhim, pasi që nuk janë të aftë për punime shkencore duke publikuar nëpër revista fiktive”, thotë Krasniqi.

Organizatorët e protestes kanë paralajmëruar se ata nuk do të largohen nga hyrja e Rektoratit deri sa të përmbushen kërkesat e tyre. Nga ana tjetër, Astrit Deda, poashtu edhe ky organizator i kësaj proteste u shpreh se kërkesat e tyre nuk janë duke u marrë parasysh.
“Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, ne sot do të vazhdojmë me protestë do të bëjmë bllokimin që nuk duhet të ketë as dalje e as hyrje brenda. Kërkesën e kemi dorëzuar por nuk është marrë asnjëherë”, ka thënë ai.

Top Channel