Jep dorëheqjen gjyqtari amerikan i Kushtetueses

15/09/2014 00:00

Jep dorëheqjen gjyqtari amerikan i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës. Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një burimi të gazetaës “Koha Ditore”, Carolan ka dhënë dorëheqje për arsye parimore.

“Largimi ka të bëjë me faktin se ai është i vetmi që nuk ka rënë dakord me dy vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, atë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë dhe vendimin për kryeparlamentarin”, ka thënë njëri nga burimet e gazetës.

Me dorëheqjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata Kushtetuese mbetet vetëm me 6 anëtarë, pra pa kuorum.

Robert Carolan, ka shërbyer si gjykatës ndërkombëtar në UNMIK nga viti 2003-2004 dhe nga viti 2004-2005 ka shërbyer si kryesues i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës.?

Top Channel