Punimet ne sheshin “Nene Tereza”

11/09/2014 00:00

Debateve dhe polemikave për punimet që po kryhen në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator, kryetari i Bashkisë iu përgjigj me modesti.

“Bashkia bën punën, ndërsa të tjerët që e kishin për detyrë bënin llogje kur duhet ta bënin punën. Edhe tani bëjnë llogje”, tha kryebashkiaku.

Basha ka inspektuar vijimësinë e punimeve në shesh, ndërkohë që theksoi se kjo është vetëm faza e parë për të mundësuar një pritje dinjitoze të Papa Françeskut, ndërkohë që menjëherë pas ikjes së Papës punimet do të vazhdojnë sërish.

“Punimet do të vazhdojnë në të gjitha fazat e tyre dhe do të kthehet në një shesh pedonal për familjarët”, tha Basha.

Projekti i Bashkisë për sheshin “Nënë Tereza”, tha Basha, është hartuar që në vitin 2012 dhe është miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në atë kohë.

Top Channel