Kosove, arrestohet vrasesi i Pistes

11/09/2014 00:00

Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar Mentor Veliun si të dyshuar të jetë përfshirë në rastin e vrasjes së Elvis Pistës, kandidatit të ndjerë të PDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Avokati i familjes Pista, Arianit Koçi, ka thënë për Top Channel se në këtë fazë nuk mund të deklarohet për media, por ai tha se veprimet e fundit të policisë janë në drejtim të duhur dhe japin shpresë për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit të vrasjes së Pistës.

Burime të Top Channel nga Policia bënë të ditur se i dyshuari Veliu është arrestuar afër zyrave të KEDS-it në Prishtinë.

Top Channel