Ministri i Drejtesise Nasip Naço po zhvillon nje vizite pune ne Athine, ne kuader te takimit te pare ku Shqiperia prezantohet si anetarja me e re e Organizates Europaine te Legjislacionit Publik, pjese e se ciles ajo u be me 25 qershor te ketij viti.

Gjate fjales se hapjes, ministri Naço u shpreh se pjesemarrja ne kete organizate do te jete nje ndihme e jashtezakonshme ne forcimin e kapaciteteve administrative te Shqiperise.

Gjithashtu, tha ai, ajo do te ndikoje dhe ne nxitjen e reformave qe po ndermerren ne sistemin e drejtesise, lidhur me proceset integruese te Shqiperise, me fokus te veçante luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Nje dite me pare, me nisjen e projektit “Per nje drejtesi pa vonesa”, ministri Naço u beri apel gjyqtareve qe sistemi i drejtesise te mos vuaje me nga semundja e zvarritjes se proceseve gjyqesore.

“I bej nje thirrje te gjithe gjyqtareve. Ne konsiderate te implementimit te programit-pilot “Per nje drejtesi pa vonesa”, te marrin nje rol me aktiv ne pergatitjen dhe mbarevajtjen e proceseve te gjykimit, duke marre masat e nevojshme per minimizimin e zvarritjeve te proceseve gjyqesore”, tha Naço.

I pranishem ne kete eveniment, ambasadori amerikan Alexander Arvizu shprehu shqetesimin per shkallen e larte te voneses qe ka drejtesia sot, ndersa theksoi se zhvillimi i sistemit gjyqesor eshte vonuar si pasoje e papergjegjshmerise.

Kreu i shtetit Bujar Nishani tha gjithashtu se sistemi i drejtesise shqiptare duhet te mbeshtetet nga te gjithe aktoret, per t’i dhene atij gjithe efiçencen e domosdoshme.

“Kam ndermarre nismen per organizimin e nje tryeze diskutimi per reformen gjyqesore ne Shqiperi ne 6 tetor 2014”, tha presidenti.

Ndersa ambasadori i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Florion Raunig theksoi se proceset e sterzgjatura po demtojne drejtesine ne Shqiperi, duke reflektuar pasojat e tyre tek qytetaret.

Top Channel