Arrestohen 3 ish-punonjes te Policise Kufitare

11/09/2014 00:00

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 ish-punonjës të Policisë Kufitare pasi akuzohen për falsifikim kompjuterik.

Në pranga kanë rënë ish-efektivët e Policisë Kufitare në Morinë: Fatos Ahmati, Petrit Dauti dhe Behar Dida.

3 ish-efektivët e policisë regjistronin në mënyrë fiktive mjetet me targa të huaja në sistemin TIMS. Ata ishin shpallur në kërkim që në korrik.

Top Channel