Fullani refuzon te pergjigjet

10/09/2014 00:00

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani refuzoi te fliste ne Prokurorine e Tiranes per llogari te hetimeve qe e dyshojne ate se ne pese episode ka shperdoruar detyren me mos veprimet e tij, çka ka sjelle sipas organit te akuzes edhe krijimin e kushteve per super vjedhjen e 713 milioneve ne Departamentin e Emisionit.

Rreth ores 13.30, dy oficere te policise gjyqesore, Elidon Hysenaj dhe Lazar Tuni hyne ne paraburgimin 302, ku edhe mbahet sipas vendimit te gjykates ish-guvernatori. Nderkohe qe me heret kishte mberritur ne keto ambjente edhe avokati mbrojtes i tij, Maks Haxhia.

Dy oficeret duhej te pyesnin Fullanin ne baze te 10 pyetjeve te perpiluara nga prokurori qe kryeson dosjen, Ramdan Troçi. Por burime zyrtare thane se Fullani, pasi ka degjuar pyetjet ka qene i padisponueshem per t’u pergjigjur.

Mesohet se Fullani ka kerkuar t’i sillen me shkrim materialet e prokurorise dhe ku eshte shkelur detyra, nderkohe qe ka shtuar se, “pas ketij momenti rezervoj te drejten per t’u pergjigjur deri ne nje moment tjeter”.

E ndersa perfaqesuesit e akuzes kane dale pa komente nga kjo situate, edhe avokati Haxhia ka tentuar t’i shpetoje vemendjes se medias duke dale nga paraburgimi numer 302 nga nje dere tjeter. Haxhia tha se ishte ne paraburgim thjesht per nje vizite.

“Isha per vizite. Ne e kemi apeluar burgimin me argumentet qe kam thene ne interviste, por nuk mund t’i them ketu ne rruge. Nuk kryhet arrestimi per nje veper te tille”, tha Haxhia.

Nderkohe, prokuroria ka vijuar me veprimet e tjera hetimore, duke marre ne pyetje ish-drejtorin e Departamentit te Sigurise ne Departamentim e Emisionit, Eduart Sinani, i cili ka ngarkuar me pergjegjesi direkte ish-drejtorin e Thesarit, Dorian Çollaku.

Top Channel