Arrestohet elektriçisti i rremë

10/09/2014 00:00

Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin Krenar Troka, 51 vjeç, për shkak se, duke mashtruar banorët e qytetit të tij, prezantohej si punonjës i ndërmarrjes elektrike dhe iu bënte presion për gjoba, në mënyrë që të përfitonte nga ryshfetet më pas.

Ndaj tij ka bërë kallëzim penal një abonent i ish-kompanisë CEZ, që kishte konstatuar se shtetasi Krenar Troka, duke u pezantuar si punonjës i elektrikut, i ka ndërruar vulën e aparatit matës të energjisë elektrike të banesës së tij, duke i bërë presion me gjobë, pasi ai kishte prishur aparatin matës.

Policia mori kallëzimin dhe bëri ndalimin e personit, që rezultoi se nuk ishte punonjës i elektrikut.

Top Channel