Aksident për eskortën e Presidentit

10/09/2014 00:00

Aksidentohet automjeti i eskortës së grupit të shoqërimit të Presidentit. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona të natës.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur në hyrje të Elbasanit, nga krahu i Librazhdit, tek ura e ‘Lizës’.

Në automjet ndodhej Krenar Ahmeti, shefi i grupit të shoqërimit të Presidentit, bashkë me shoferin, të cilët po kryenin një rikonicion, për një udhëtim që do të bënte Presidenti.

Sipas burimeve, nuk ka pasur lëndime të njerëzve, por vetëm dëme materiale. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel