Zgjedhja e kryeparlamentarit

09/09/2014 00:00

Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar deputetin Arsim Bajrami për kryetar të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituitive që mbahet të premten.

Bajrami është njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës dhe deputeti, që mbrojti lëndën e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha të drejtë vetëm PDK-së, si grupi më i madh parlamentar, të propozojë kryeparlamentarin në seancën konstituitive.

I kandiduari i PDK-së, Arsim Bajrami, është 54 vjeç dhe është Doktor i Shkencave Juridike.

Përveç detyrës së deputetit, ai është edhe profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa pas luftës ka mbajtur pozita të larta në qeveri dhe Kuvend.

Top Channel