Has, vrasje për çështje prone

08/09/2014 00:00

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur pasditen e së hënës banorët e fshatit Golaj, në qarkun e Hasit, ku viktimë e të shtënave ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore lokale, shtetasi Asllan Dauti është qëlluar me pistoletë nga një person, që ndërkohë është ndaluar nga policia.

Nga verifikimet është mësuar se autori i krimit është një punonjës policie, 47-vjeçari Qazim Brati, i cili është prangosur nga kolegët e tij.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet që krimi të ketë ndodhur për motive pronësie mes dy personave të përfshirë në konflikt.

Top Channel