Tepelenë, asgjësohen 1150 bimë narkotike

07/09/2014 00:00

Rreth 1150 rrënjë bimësh narkotike janë asgjësuar nga policia, në saj të operacionit të koduar me emrin “Kamcishti”, i zhvilluar nga efektivët e Komisariatit të Policisë së Tepelenës për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me kanabis.

Bimët ishin kultivuar në katër parcela të hapura rishtas në përroin e Kamcishtit.
Bimët varionin deri në 3 metra lartësi.

Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve, pasi grupi hetimor ka grumbulluar prova në vendngjarje, si dhe janë grumbulluar informacione në rrugë operative për autorët e mundshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel