Shkatërrohen 900 pajisje lojërash fati

07/09/2014 00:00

Në një njoftim të fundit, Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit thotë se ka shkatërruar rreth 900 pajisje të konfiskuara gjatë periudhës prill-qershor.

Konfiskimi u krye pasi subjektet nuk ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe certifikatën përkatëse.

Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Luneda Sufali, kontrollet do të vijojnë deri në rregullimin ligjor të sektorit, ndërsa rezultate pozitive ka patur edhe në mbledhjen e të ardhurave që regjistrojnë rritje me 80-90%.

Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit njofton se për periudhën janar-korrik janë marrë 46 masa administrative me gjobë në vlerën 240.000 dollarë dhe janë konfiskuar në total rreth 1500 pajisje lojërash fati.  

Top Channel