Shkodër, procedim ndaj 3 mjekëve

06/09/2014 00:00

Një procedim penal ka nisur këtë të shtunë ndaj 3 mjekëve të Spitalit Neuropsikiatrik të qytetit të Shkodrës, pasi sipas burimeve policore ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Procedimi ka nisur ndaj mjekëve me inicialet G. N. 41 vjeç, Gj. P. 50 vjeç dhe G. K. 61 vjeç, të cilët akuzohen se kanë lëshuar raport mjekësor në mungesë të pacientit.

Top Channel