E zë rrufeja, humb jetën 20-vjeçari

06/09/2014 00:00

Një i ri 20-vjeçar ka gjetur vdekjen të shtunën në Laç pasi është goditur nga rrufeja, për shkak të motit të keq me erë dhe shira të dendura.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë, ku shtetasi Marjan Gjini po kulloste bagëtinë, pavarësisht reshjeve.

Trupi i të riut është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë mjekun e zonës, por gjithçka ka qenë e kotë.

Autoritetet përgjegjëse që kanë ekzaminuar trupin e tij kanë njoftuar se 20-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel