Durrës, arrestohen autorët e plagosjes

06/09/2014 00:00

Ka zgjatur thuajse 1 ditë arratia e dy të dyshuarve për plagosjen e 18-vjeçarit Briken Ibraj, ditën e premte, në një rrugë dytësore në afërsi të unazës së Shkozetit.

Autorët e dyshuar Ervin Gërguri, 17 vjeç, dhe Enea Merollari, 18 vjeç, janë arrestuar ditën e shtunë nga policia e Durrësit, dhe tashmë priten të dalin para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë, me akuzën për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

I plagosuri Ibraj ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ende në gjendje të rëndë për jetën.

Briken Ibraj u qëllua me armë nga i njëjti person, që në Prillin e vitit të kaluar e plagosi rëndë së bashku me adoleshentë të tjerë, gjatë një sherri në një “internet caffe” në sektorin “Iliria” të plazhit.

Burime policore bënë të ditur ditën e premte, se autori njihet si person me precedentë penalë dhe në harkun kohor të 2 viteve të fundit është përfshirë edhe në dy ngjarje të tjera kriminale, me pasojë plagosjen me dashje.

Top Channel