“Standardet” e tregut në Tiranë

28/08/2014 00:00

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me domate, speca e perime të tjera që shiten nëpër trotuare pa u penguar aspak nga Policia Bashkiake.

Por, nga ana tjetër, tregtarët që shesin me pakicë në ish-Uzinën Dinamo konfrontohen çdo ditë me policët pasi nuk i lejojnë që ata të furnizojnë tezgat e tyre.

“Po e marrim me shumë vështirësi mallin. Tavolinat i kemi bosh, fusim mall aq sa për të kaluar ditën”, thonë tregtarët.

Ndërkohë, në tregun e ish-uzinës Dinamo tregtarët me pakicë vijojnë punën duke u shërbyer familjarëve që shkojnë për të bërë furnizimet në këtë treg. Ata thonë që kanë shlyer detyrimet ndaj Bashkisë deri në fund të muajit dhjetor.

“Nuk i kërkojmë gjë tjetër qeverisë veçse të zbatojë dy nenet kryesore: të mbrojë tërësinë territoriale të vendit të vet dhe pasurinë e jetën e qytetarëve të vet. Ne njohim qeverinë, pastaj Bashkinë. Edhe më merr detyrimet, edhe më pezullon aktivitetin.”

Vetëm pak metra larg policisë, jashtë këtij tregu ku paguhen taksa, tregtohet në rrugë dhe në trotuare pa respektuar aspak kushtet higjenosanitare që për AKU-në dhe autoritete të tjera ishte pretendimi kryesor i zhvendosjes së tregut.

Top Channel