Punësimi i grave, Veliaj në Berat

21/08/2014 00:00

Nxitja e punësimit dhe veçanërisht të grave dhe vajzave është synimi i një projekti të Ministrisë së Punës. Ministri Erjon Veliaj, ndërsa vizitoi një biznes fason në Berat, deklaroi se në këtë drejtim do të ketë projekte të tjera.

“E vetmja mënyrë për të jetuar është puna. Prandaj jam i lumtur të konstatoj se me punën e mirë të bërë nga zyra jonë në Berat kemi pasur një proces transparent, me punësimin e 60 zonjave që kanë lënë ndihmën ekonomike. Procesi ka qenë pa bakshish, ka qenë transparent. Prandaj dua ta përdor këtë tur, të quajtur “Puna e Mbarë”, për t’u uruar puën të mbarë 60 zonjave që nisën punën, por edhe për të qenë transparentë ndaj publikut. Përgjigjia jonë ndaj dërdëllitjeve të përditshme politike është puna”, deklaroi Veliaj.

Top Channel