Lezhë, humb jetën elektricisti

14/08/2014 00:00

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e së enjtes në Lezhë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Autoritetet lokale njoftojnë se 55-vjeçari Hajri Jakupaj ishte duke riparuar një defekt, por aksidentalisht ka rënë në kontakt me elektricitetin, që i ka marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull Lezhë dhe policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, që vunë re trupin e pajetë.

Top Channel