Tropojë, vrasje me armë zjarri

11/08/2014 00:00

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Tropojës.

Sipas burimeve policore, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 20-vjeçarit Blerim Metaliaj, i cili ka ndërruar menjëherë jetë, ndërsa kanë mbetur të plagosur babai i tij, Rexhep Metaliaj, si dhe vëllai B. M. 15 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në pazarin e Bajram Currit, pas një grindjeje të çastit mes viktimës dhe autorit, i cili ka mundur të arratiset nga vendngjarja. Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet të jetë nga fisi Biberaj, ndërsa konflikti për çështje pronësie.

Top Channel