Në pranga 14 drejtues automjetesh

10/08/2014 00:00

Policia e qarkullimit rrugor në kryeqytet ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës 14 drejtues automjetesh.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore pranë këtij seksioni, sipas të cilave drejtuesit kishin konsumuar pije alkolike dhe thyenin rregullat e qarkullimit.

Burimet shtojnë më tej se nga kontrollet e kryera ndaj këtyre personave ka rezultuar se një pjesë e tyre e drejtoinin automjetin pa patentë.

Ndaj personave në fjalë pritet të merren masa ndëshkimore si gjoba, apo konfiskim i automjetit deri në pajisjen me dokumentacionin e duhur, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel