Veliaj: Merrni profesione, tregu ka nevojë

07/08/2014 00:00

Pas mbylljes së disa universiteteve Ministri i Mirëqënies Sociale fton sipërmarresit e këtyre institucioneve të cilet prej shumë kohësh prodhuan diploma që nuk vlejnë dhe që nuk i përputhen kërkesës së tregut të punes, të  fokusohen në arsimin profesional.

“Një nga mundësitë që ne i kemi propozuar, sidomos këtyre sipërmarrësve që ishin investuar në këto biznese private, është që të kalojnë në tregun e arsimit profesional. E merr në qafë dikë 3 vite që studion juridik në një fushë që nuk ka më perspektivë dhe që e ka shumë të ngushtë tregun e punës, se sa dikë që studion mekatronikën, si të rregullojmë makina, kuzhinën, se si të jetë një shef dhe të menaxhojë një restorant. Pra kurse që janë më të shkurtëra dhe mesojnë një zanat të mirëfilltë se sa dicka që nuk ka nevojë tregu i punës”, tha Veliaj.  
Duke foluar para teë rinjve që shkojnë për të kërkuar punë në Zyrat e Punës, Veliaj theksoi se tregu i punës në Shqipëri kërkon rreth 100 juristë në vit, ndërkohë që diplomosheshin mbi 2000 dhe sot në treg nuk gjen hidraulik, saladator, mekanik e të tjerë të cilat janë profesione që mirëpaguhen.

“Ne sot kemi leje pune për saldatorë italianë. Italianë që janë saldator dhe që punojnë në Shqipëri sepse nuk kemi mjaftueshë. Po bëhet gati projekti i TAP-it dhe kompanitë nuk gjejnë mjaftueshëm saldatorë që do të lidhin tubacionin që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani nëpërmjet Shqipërisë drejt Italisë. Shumë prej atyre që janë regjistruar janë italianë. Shumica e inxhinierëve të naftës në Shqipëri janë shtetas kanadezë. Kontratat e tyre janë 1 muaj punojnë në Shqipëri dhe shkojnë bëjnë 1 muaj pushim në familjet e tyre në Kanada. Nuk kemi mjaftueshëm inxhinierë nafte, inxhinierë që kuptojnë teknologjitë moderne të naftës”, shtoi Veliaj.

Politikat tona tha Veliaj janë që të krijojmë kushte të përshtatshme për të nxitur arsimin profesional ku çdo i ri merr një zanat dhe kështu  i përshtatemi tregut të punes duke ulur rrjedhimisht numrin e lartë të të rinjve të papunë.

Top Channel