Operacion antidrogë në Gjirokastër

03/08/2014 00:00

Mëngjesin e së dielës, policia e Gjirokastrës ka kryer me sukses një operacion antidrogë të quajtur “Periferia”, pas të cilit janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike, që dyshohen të kenë dalë nga Lazarati.

Operacioni policor raportohet të jetë zhvilluar në zonën midis fshatit të Lazaratit dhe qytetit të Gjirokastrës, pas të cilit është bllokuar një mjet me targa AA 090 AL, në të cilën u gjetën 10 fuçi plastike dhe 10 thasë me 500 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë.

Në mjetin e bllokuar, siç raportohet nga policia, janë gjetur edhe 2 armë kallashnikovë dhe 2 krehëra me fishekë, ndërsa nuk është bërë i mundur ende ndalimi i drejtuesit të mjetit, i cili ka mundur të largohet, për kapjen e të cilit policia po vazhdon punimet.

Top Channel