Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, tha se me politikat e kësaj qeverie kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi për 6 të vetëvrarë dhe për humbjen e 30 mijë vendeve të punës.

“Rrëfimi i Edi Ramës për 300 ditët e punësimit dhe mirëqënies nuk e shpëton dot atë nga mëkati i mashtrimeve të përditshme. Rrëfimi nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia që ai ka për 6 të vetëvrarë për pushim të padrejtë nga puna. Ai me politikat e tij është përgjegjës për humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës në këto 300 ditë. Edi Rama qëndron sot pas 300 ditëve në krye të mashtrimeve për shpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë. Varfëria është ulur këmbëkryq, kaos me skemën e pensioneve dhe personat me aftësi të kufizuar cdo ditë e më shumë po marrin me vonesë pagesën e papunësisë. Të gjitha këto mëkate nuk shlyhen dot me një rrëfim suksesesh imagjinare”, tha Vorpsi.

Top Channel