Kodheli: Të tjera dosje në prokurori

16/07/2014 00:00

Duke bërë analizën e 300 ditëve të para të qeverisjes së socialistëve, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se çdo qindarkë që do shpenzohet do të kalojë në lupën e drejtësisë.

“Numri i dosjeve që kemi çuar në Prokurori do të vazhdojë të shtohet, për këtë ju garantoj. Çdo qindarkë e shpenzuar nga buxheti i mbrojtjes do të kalojë në lupën e drejtësisë. Dhe këtu dua të bëj të qartë një gjë. Korrupsionin do ta luftoj fort, shumë fort. Dhe nuk e kam kokën vetëm mbrapa. Po shoh, ndjek me vëmendje dhe ruaj çdo aktivitet financiar që mund të ketë pasoja korruptive. Askush nuk është më i paprekshëm”, deklaroi Kodheli.

Përsa i përket modernizimit të ushtrisë, ministrja tha se së shpejti do ngrihet batalioni i këmbësorisë së motorizuar.

“Në këto 300 ditë të para i caktuam prioritetet, i vumë piketat dhe jam krenare të them se ky batalion do të ketë armë të standardeve të NATO-s. Për herë të parë një njësi ushtarake shqiptare nuk do të përdorë më kallashnikovin si pjesë e armatimit personal, por karabinën M4, e cila përdor municion të kalibrit 5.56, sipas NATO-s”, shtoi Kodheli.

Top Channel