Regjistrimi i fëmijëve romë në kopshte

15/07/2014 00:00

“Çdo fëmijë romë duhet të regjistrohet në kopësht dhe të ketë mundësi të barabarta me të gjithë fëmijët e tjerë”.

Për t’i shërbyer integrimit të këtij komuniteti, në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se në kopshtin e kësaj zone do t’i jepet prioritet regjistrimit të fëmijëve romë, duke u bërë apel prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët.

“Nuk do presim që nënat rome të trokasin në dyert e institucioneve, por do jenë edukatoret dhe mësuesit për t’i sqaruar nënat rome se sa e rëndësishme është regjistrimi i fëmijëve në kopësht. Fëmijët romë do të regjistrohen, e kanë apo jo çertifikatën e lindjes dhe atë të vaksinimit. Këtë problem do ta zgjidhë ministria”, deklaroi Nikolla.

Në prezantimin e nismës, pranë kopshtit 11 në Bregun e Lumit, për të nxitur regjistrimin e fëmijëve romë në kopshte, ministrja shtoi se do të ketë bashkëpunime me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe pushtetin vendor për t’u lehtësuar nevojat bazë si shkollimi i fëmijëve dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom.

Top Channel