PD: Dy vetëvrasje për pushimet nga puna

15/07/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se po tregohet arrogante dhe e pamëshirshme me popullin.

Deklarata iu referua aktit të vetëvrasjes së dy personave ditët e fundit në Gjirokastër, të cilët, sipas opozitës, kishin kaluar në depresion si pasojë e shkarkimit nga puna për motive politike.

“Dy kryefamiljarë kanë vrarë veten dy ditë më parë në Gjirokastër pas pushimit të padrejtë nga puna. Arroganca e qeveritarëve mori jetën e 54-vjeçarit Pirro Njoçko, baba i dy fëmijëve. Arroganca e qeveritarëve mori edhe jetën e 47-vjeçarit Muharrem Majko, i cili shërbente si infermier prej më shumë se 24 vitesh në urgjencën e qytetit. Familjarët dhe të afërmit tregojnë se dy të vetëvrarët kanë kaluar një periudhë të vështirë ekonomike pas largimit nga puna dhe kjo i ka çuar në dëshpërim dhe vetëvrasje. Dy të vetëvrarët janë viktima të qeverisë dhe arrogancës së saj të pashoqe”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel