Berisha: Qeveri e sukseseve imagjinare

15/07/2014 00:00

Një ditë pas prezantimit të arritjeve të 300 ditëve të para nga qeveria Rama, ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur ato si suksese imagjinare.

Përmes një konference për shtyp, Berisha tha se qeveria Rama nuk ka mbajtur premtimet e programit qeverisës.

Sipas tij, Shqipëria është e zhytur ne recesion dhe ka akuzuar INSTAT-in për manipulim të shifrave për ekonominë.

Berisha deklaroi se gjatë këtyre 300 ditëve taksat për biznesin e vogël janë trefishuar dhe se shqiptarët paguajnë 3 herë më shtrenjtë energjinë elektrike.

Nëse do të krahasojmë pensionet me 300 ditë më parë, tha Berisha, ato nuk kanë pësuar rritje siç pretendon qeveria, por thjesht kanë mbetur në vend-numëro.

“Shqiptarët pas 300 ditësh janë më të varfër. Ata u bënë më të pasigurt, më të papunë se para 300 ditëve”, ka theksuar ish-kryeministri.

Top Channel