Cdo i ri në gjithë vendin duhet ta kuptojë reformën e pensioneve pasi do të jenë ata që do të preken direkt prej saj. Kështu u është drejtuar ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, qytetarëve të Bajram Currit pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e bashkisë Agron Demushi.

“Puna në të zezë nuk duhet të vazhdojë më dhe secili duhet të deklarojë rrogën e plotë për të pasur një pension më të lartë. Kurse, ata që janë në prag pensioni, kjo reformë i prek shumë pak, madje pensioni i tyre do të pësojë rritje. Me reformën e re të pensioneve, të gjithë ata që dalin në pension nga janari 2015 do të marrin një pension më të lartë”, u shpreh Veliaj.

Ministri tha se një pjesë e të rinjve të qytetit të Kukësit dhe Bajram Currit të cilët duan të profilizohen drejt arsimit profesional, mund të përfitojnë nga marrëveshjet që ka bërë Ministria me Gjakovën dhe Prizrenin.

Top Channel