Konkursi “Me sytë e shpirtit”

06/07/2014 00:00

I verbër, por i talentuar në krijimitari. Ferdinand Vezulli është shpallur  fitues i çmimit të parë në konkursin me poezi të titulluara “Me sytë e shpirit”, ku 100 persona të verbër janë përkushtuar dhe kanë konkurruar ndërmjet tyre me krijimtaritë më të mira.

Këta persona kanë krijuar poezi për botën që nuk arrijnë as ta shikojnë. Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, e ka konisderuar si mjaft të rendësishëm këtë evenimet për gjithë komunitetin e personave që nuk shikojnë, vlerë e cila sipas tij i bën ata të barabartë në shoqëri me të tjerët.

“Ju jeni përfaqësuesit më sinjifikativë të komunitetit tonë. Kemi marrë përsipër të luajmë një rol shumë të rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës”, tha zoti Tafaj.

Ky është konkursi i katër i krijimtarisë letrare i cili organizohet një herë në dy vjet në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Kulturës.

Top Channel