Karkaleci shfaqet në Lushnje

05/07/2014 00:00

Mbas dëmtimit në disa zona në veri dhe në jug-lindje të vendit, dëmet nga karkaleci po shfaqen edhe në zonën e Myzeqesë. Karkaleci ka dëmtuar qindra hektarë tokë bujqësore në Tërbuf të Lushnjes.

Fermerët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dezinfektantët, për shkak se sipërfaqet bujqësore të dëmtuara nga karkaleci janë të mëdha.

Ata kanë vënë në dijeni edhe specialistët e bujqësië, komunën Grabjan dhe Ministrinë e Bujqësisë, por asnjë masë nuk është ndërmarrë.

Sipas fermerëve, karkaleci pasi ka dëmtuar të mbjellat në foragjerë, ka nisur të hajë edhe perimet. Janë mbi një mijë hektarë tokë të punueshme në Tërbuf dhe infektimi nga karkaleci po shkatërron të gjithë prodhimin.

Top Channel