Elbasan, tregtarët në protestë

18/06/2014 00:00

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Elbasanit kanë protestuar në lidhje me taksat e larta që aplikohen ndaj biznesit të tyre.

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Elbasanit kanë protestuar në lidhje me taksat e larta që aplikohen ndaj biznesit të tyre.

Ata shprehen se po shkojnë drejt falimentimit, ndërkohë që punojnë vetëm për bukën e gojës. Sipas tregtarëve, mbi ta nuk mund të aplikohet tatimi mbi fitimin pasi janë ambulantë dhe jo biznes i vogël.

Tregtarët shprehen se në këtë treg ushtronin aktivitet 240 persona, ndërkohë që tashmë kanë mbetur vetëm 150, pasi pjesa tjetër ka falimentuar. Prej disa muajsh, ata nuk paguajnë taksat pasi siç thonë vetë ata e kanë të pamundur me fitimet që kanë.

Tregtarët pretendojnë se dëmtohen gjithashtu edhe nga konkurrenca e pandershme ndërkohë që bëjnë thirrje të shihet sa më parë gjendja e tyre në të kundërt do të përballen me forma të tjera të protestave.

Top Channel