Pogradec, aksident rrugor, 1 i plagosur

15/06/2014 00:00

Një aksident rrugor është shënuar gjatë paradites së të dielës, në fshatin Propisht të Pogradecit, ku një kamion ka përplasur një motorr.

Si pasojë e incidentit është plagosur 22-vjeçari Sefer Leka, i cili raportohet të jetë transportuar për në Tiranë, për një kurë më të specializuar.

Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit, 45-vjeçarin Fatmir Klosi, teksa ka nisur edhe hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Top Channel