Gjirokastër, Kapen 450 kilogram hashash

14/06/2014 00:00

Në një operacion të koduar me emrin “Gërhoti”, policia e Gjirokastrës kapi paraditen e së shtunës 450 kilogramë hashash.

Specialistët e sektorit kundër narkotikëve kishin marrë informacion në mënyrë operative se në një rrugë dytësore në lagjen Gërhot të qytetit, një furgon tip “Spint Benz Mercedes” po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike në drejtim të Vlorës.

Drejtuesi i automjetit kur pa se po e ndiqte policia, në zonën në afërsi të poligoneve, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi në drejtim të kodrave mbi parkun turistik të Viroit. Burime policore lokale deklaruar se ai tashmë është indentifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas burimeve, në brendësi të autmojetit kishte katër çanta të mëdha shpine të mbushura me kanabis të ndarë në pako me pesha të ndryshme.

Lënda narkotike ishte transportuar gjatë natës me krahë nëpërmjet kodrave të fshatit Lazarat në drejtim të lagjes Gërhot, me destinacion përfundimtar Italinë.

Top Channel