Aksident në Korçë, humb jetën 90-vjeçari

14/06/2014 00:00

Një 90-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së premtes përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas, teksa Haxhi Shahollari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetër, ndërsa është përplasur nga një automjet me targë te Pogradecit 66 34 B.

Sipas të dhënave, i moshuari u dërgua në Spitalin e Korçës nga vetë drejtuesi i mjetit, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkaq policia tha se ka arrestuar drejtuesin e mjetit Dardan Shkullaku, 51 vjeç, banues në fshatin Dardhas të Pogradecit.

Paraprakisht policia tha se shkak i aksidentit është bërë dalja e gabuar në rrugë e të moshuarit.

Top Channel