Bulqizë, incident në minierë, vdes 30-vjeçari

13/06/2014 00:00

Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së një masivi kromi në sektorin D të minierë së Bulqizës.

Viktima është identifikuar si 30-vjeçari Ramë Bici. Ai ka qenë duke punuar në një pjesë të sektorit D së bashku me disa minatorë të tjerë, kur një masiv kromi është shkëputur dhe e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Menjëherë u mbyll pjesa e minierës ku ndodhi aksidenti, ndërkohë që policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, shoqëroi disa persona për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Sektori D në minierën e Bulqizës është më problematiku sa i përket aksidenteve të regjistruara dhe shkak për këtë është se ndër vite mungon investimi për përmirësimin e kushteve të sigurisë teknike në punë.

Top Channel