CEZ nuk do të jetë pengesë për integrimin e Shqipërisë. Kështu deklaroi në një takim të organizuar në selinë e kompanisë ‘Bankers’ në Patos, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, qeveria shqiptare do të arrijë të gjejë zgjidhjen për kompaninë problematike të privatizuar disa vite më parë.

“Shpresojmë që shumë shpejt të mbyllim konfliktin me CEZ, në mënyrë që distribucioni shqiptar të kthehet në dorë të shtetit dhe kompania të nisë të komercializohet. Kjo është një gjë që nuk ka lidhje me statusin dhe nuk duhet të lidhet me të. Ajo cka ne synojmë është t’i hapim rrugë këtij sektori për investime, pa të cilat ky sektor do të jetë një hemoragji për buxhetin e shtetit”, deklaroi Gjiknuri.

Nafta dhe minierat, deklaroi më tej Gjiknuri, janë sektorë të cilët qeveria shqiptare do t’i shohë me prioritet, duke garantuar transparencë në dhënien e liçencave kompanive private.

Top Channel