Asgjesohen parcelat e drogës

12/06/2014 00:00

Mbi 11.800 rrënjë kanabis sativa u asgjesuan nga policia në një aksion në zonën e Tepelenës.

Mbi 100 forca policie janë angazhuar në operacionin e koduar “Drimua”. Ata ushtruan kontroll në kanionet e fshatit Progonat të Komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë, në një terren shumë të vështirë dhe të thepisur.

Operacioni u zhvillua në tre faza, ku në vendin e quajtur Backovë, në kanionet e fshatit Progonat, u gjetën 500 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike gati për tu hedhur në tokë.

Më në thellësi të kanioneve u gjet një serrë me 4000 fidanë kanabis edhe këta të kultivuar në gota plastike, gati për tu hedhur në tokë.

Dhe në fazën e tretë në vendin e quajtur Drimoj, po në kanione, u gjatën disa parcela të hapura rishtas mes pemëve të cilat ishin të kultivuara më bimë kanabis sativa që varionin deri në 25 centimetra gjithsej 7330 bimë kanabis.

E gjithë sasia u asgjesua. Aksioni është zhvilluar edhe në Shkodër, ku policia gjeti 118 rrënjë kanabis në zonën e fshatit Pentar në komunën Dajç si dhe në fshatin Fshati Midhë, Komuna Qelëz në Pukë u gjetën 13 parcela me hashash të cilat u shkatërruan.

Top Channel