Dhuna në familje, raporti i KLD-së

31/05/2014 00:00

Gjatë kontrollit 1-vjeçar të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj 28 gjykatave për të evidnetuar se cfarë roli kanë ato në parandalimin e dhunës në familje përgjatë lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, KLD rekomandon ndryshime të mëtejshme ligjoresi edhe shikon me shqetësimin rrezikun e mungesës së aksesit të të dhunuarve në gjyqësor përsa kohë vërehet një numër i ulët ankimimesh në shkallët më të larta të gjyqësori.

Sipas Këshillit të Lartë të Drejtësisë i gjithe sistemi mbrojtjes ligjore për dhunën në familje ka nevojë për përmirësime për të rritur cilësinë e mbrojtjes së të dëmtuarit nga dhuna në familje.

Në një numër të konsiderueshëm gjykatash, policia e shtetit si pritëse e parë e dhunës në familje, plotëson dokumentacionin dhe i paraqet ato administrativisht në gjykatë, duke ndaluar së ndjekuri çështjen gjyqësore. Në shumicën dërrmuese të këtyre rasteve, çështjet gjyqësore të derguara  prej Policisë së Shtetit pushohen, sepse e dëmtuara nga dhuna në familje tregon mungesë vullneti për të vijuar ceshtjen gjyqësisht, thotë KLD.

Në raport-inspektim KLD ngre shqetësimin e të dhënave solide dhe mospërputhshmërisë së tyre me institucionet e tjera  mbi dhunën në familje, gjë që  vështirëson identifikimin e rasteve, monitorimin e tyre dhe analizën e të dhënave.

Gjykata të ndryshme kanë ndjekur praktika të ndryshme regjistrimi, duke vështirësuar edhe nxjerrjen e statistikave, si dhe duke penguar në disa raste edhe gjykimin për shkak se gjyqtarët japin dorëheqje në çështje që i kanë gjykuar më parë. Gjithashtu, as sistemi elektronik i menaxhimit të integruar të çështjeve nuk është i përshtatshëm për regjistrimin specifik të çështjeve të dhunës në familje, thotë KLD.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vëren si problematik edhe organizimin e  shortit, pasi në disa gjykata cështje të tilla i kalojnë me short gjyqtarëve të seksionit familjar, e në disa të tjera gjyqtarëve të gatshëm.

KLD thotë se gjykatat kanë shkelur në mënyrë sistematike afatet proceduriale të vendosura nga ligji për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënie vendimesh gjyqësore për urdhër-mbrojtjeje, ku nga 2689 cështje të inspektuara, për 183 prej tyre janë konstatuar procese të tejzgjatura.

KLD ngre shqetësimin se 65 përqind e cështjeve të urdhërit të mbrojtjes rezultojnë të pushuara për shkak të tërhqejes së të dhunuarës dhe ky fenomen vërehet në gjykatat Dibër, Krujë, Kurbin Tiranë dhe Pogradec.

Shkaku kryesor  i pushimit të çështjeve është mosparaqitja e paditëses apo heqja dorë e saj, megjithatë nuk mungojnë as rastet kur gjykata vendos pushimin për shkak të normalizimit të marrëdhënieve midis palëve ndërgjyqëse. Por, thotë KLD, numri jashtëzakonisht i ulët i ankimeve tregon se ka një problem me aksesin në drejtësi të të dëmtuarave nga dhuna në familje, ku në 17 gjykata nuk ka patur asnjë vendim të ankimuar.

Top Channel