UT kundër draftit të qeverisë

29/05/2014 00:00

Pas disa javë debatesh me stafet akademike, Senati i Universitetit të Tiranës deklaron se drafti i propozar nga qeveria për reformimin e sistemit të arsimit të lartë nuk përmbush kërkesat për një refromë të plotë në këtë sektor, ndërkohë që vlerëson nismën e qeverisë për një reformë të tillë dhe konsultimin me grupet e interesit.

“Mbështetur në qëndrimet e fakulteteve dhe strukturave studentore, Senati shprehet se, meqenëse drafti i propozuar nuk përmbush kërkesat për një reformë të plotë të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duhet që domosdoshmërisht të përfaqësojë propozimet e grupeve të interesit. Senati kërkon që e njëjta proçedurë e ndjekur për raportin e parë të zbatohet për fazat e tjera, për raportin e dytë dhe pr/ligjin që do përgatitet, në mënyrë që strukturat e universiteteve të shprehin qëndrimet e tyre”, deklaroi rektori Dhori Kule.

Javën e ardhshme komisioni i arsimit të lartë pritet të bëjë publike detajet dhe ndryshimet e fundit në draft. Në muajin korrik raporti për reformën në arsimin e lartë do të kalojë për miratim në Parlament.

Top Channel