Kukës, 12-vjeçari kërkon ndihmë

28/05/2014 00:00

Endrit Murtati nga fshati Shtiqen i Kukësit është vetëm 12 vjeç. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë me veshkat, ai nuk është në gjendje të bëjë të njëjtën jetë që bëjnë edhe bashkëmoshatarët e tij.

Prej katër vjetësh nga shfaqja e sëmundjes, shëndeti i tij po përkeqësohet dhe 12-vjeçari duhet të bëjë shpesh dializën.

Prindërit e tij thonë se duan t’i dhurojnë ata një prej veshkave që fëmija e tyre të çohet në këmbë, por e kanë të pamundur të përballojnë koston e një ndërhyrjeje të tillë mjekësore.

“Bëj thirrje si prind për institucionet dhe bizneset për një ndihmë sado të vogël. Vetëm veshka që mund t’i jap unë shkon tek 10-milionshi. Pastaj është edhe mundësia e transferimit të gjakut tek djali. Nëse nuk bëhet as kjo, atëherë nuk bëhet gjë”, deklaroi i ati i fëmijës, Xhevdet Murati.

Disa persona kanë dhuruar fonde, por ende ato janë të vogla për të përballuar koston e një transplanti.

Top Channel