Inaugurohet kopshti i Shëngjinit

25/05/2014 00:00

U inagurua në qytetin e Shëngjinit, kopshti Don Marino Pigozzi. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar ishin zv/Ambasadori i Italisë, Konsulli italian në Shkodër, si dhe drejtues shoqatash, financues të ndërtimit të këtij kopshti, autoritetet lokale, fëmijë dhe prindër të shumtë.

Kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, gjatë fjalës së tij shprehu falënderimet e përzemërta për donatorët, që mundësuan ndërtimin e këtij kopshti.

“Kjo është zonja Laura Bellamoli. Për t’i ndarë meritat siç duhet, pa qenien dhe këmbënguljen e saj, si dhe punën e madhe që ka bërë, ky kopësht nuk do të ishte sot. Natyrisht dua të falënderoj të gjithë italianët, donatorët, që kanë qenë dhe janë prezent këtu. Është një kopësht i ndërtuar me të gjitha kushtet bashkëkohore, kapaciteti i tij është 100-120 fëmijë. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ambasadën italiane dhe me zonjën Laura, nga “Opera Life”, fëmijët do të mësojnë edhe gjuhën italiane”, tha Salvador Kaçaj, kreu i Komunës Shëngjin.

Zëvendës/ambasadori italian Marcelo Cavalcaselle, tha se nga ana e Italisë ka vazhdimisht bashkëpunim në të gjitha nivelet. Ndërsa sipërmarrësi italian, Carlo Veronezi, tha se kontributi i tyre frymëzohet nga meshtari Don Marino Pigozzi, emrin e të cilit tashmë mban ky kopësht.

Top Channel