Fillon plazhi në Durrës

25/05/2014 00:00

Pas një të shtune me mot të paqëndrueshëm dhe lëkundjesh tërmeti, plazhet e Durrësit pritën këtë të diel mijëra pushues ditorë, për të larguar vapën e menjëhershme në ujërat e Adriatikut.

Pushues nga Durrësi, Tirana, Kosova dhe Maqedonia, mbushën plazhet, ndërsa një pjesë e lokaleve  nxorën çadrat e shezllonet, duke ofruar shërbim me pagesë për të interesuarit.

Në Durrës, më 15 maj u hap zyrtarisht sezoni turistik dhe pritet që subjektet që administrojnë plazhet private, të plotësojnë kriteret për respektimin e hapësirave të marra me qira në brezin ranor, pa cenuar ato për plazhet publike, si dhe ngritjen e nyjeve hidro-sanitare.

Këtë vit do të funksionojnë dhe rojet e plazhit e kullat e vrojtimit, një shërbim i munguar, por shumë i nevojshëm për problematikën që mbart frekuentimi i plazheve masive, siç janë ato të Durrësit, Shkëmbit të Kavajës e Golemit.

Top Channel