Ushqimi si resurs turistik

24/05/2014 00:00

Bashkia e Lushnjes organizoi pas 14 vitesh panairin e agrobiznesit. Ky panair çelet për herë të parë me pjesëmarrjen e firmave të ndryshme të prodhimeve bujqësore, blegtorale, kulinari, farëra, etj. Lushnja zë vendin kryesor në Shqipëri për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

“Unë besoj se gjithë produktet bujqësore bio që Shqipëria ka, me Lushnjen që është hambari i saj, do të nxisin më shumë degën e turizmit. Këto produkte shkojnë për eksporte kudo në botë dhe së shpejti për Lushnjen do të bëhen investime të mëdha, për t’i dhënë qytetit një pamje tjetër”, deklaroi ministrja Eglantina Gjermeni.

Fermerë dhe drejues të kompanive agropërpunuese shprehen të kënaqur me hapjen e këtij panairi, që sipas tyre i shërben më së shumti atyre për të krijuar sa më shumë kontakte me konsumatorin dhe tregun.

Top Channel