Fëmijët e humbur në Shqipëri

23/05/2014 00:00

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur, linja kombëtare e telefonit për fëmijët e humbur protestoi përpara Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar intensifikimin e hetimeve për gjetjen e pesë fëmijëve të zhdukur në vitet e fundit: Bleona Mata, Marteo Bejaj, Mirjeta e Isa Matmuja, si dhe Julian Çela.

Linja “Alo 116” ngre gjithashtu shqetësimin se arratisja, apo largimi i fëmijëve e adoleshentëve me disa orë në ditë, është forma më e përhapur e manifestimit të refuzimit, që fëmijët në Shqipëri i bëjnë situatave familjare të dhunës, si dhe abuzimit me ta.

Kreu i kësaj linje, Altin Hazizaj, në një deklaratë për mediat kërkoi krijimin e një regjistri kombëtar për trafikuesit dhe shfrytëzuesit e fëmijëve.

Gjithashtu, ai kërkoi trajtimin me emergjencë të çdo denoncimi për rastet e largimit të fëmijëve brenda gjashtë orëve, që nga momenti që fëmija rezulton i humbur, apo jeta e tij nuk është në rrezik.

Top Channel