Përmbytjet, ndihmë Bosnjes

17/05/2014 00:00

Një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shqipërisë është nisur drejt Bosnjes në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit.

Shqipëria i është përgjigjur thirrjes së qendrës së emergjencave të NATO-s që ka kërkuar të dërgohen ndihma në Bosnje, Serbi e Kroaci në zonat e goditura rëndë nga përmbytjet ku ka patur edhe shumë viktima.

Forcat janë pjesë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës dhe janë 5 grupe që do të qendrojnë në zonat e përmbytura deri në mbyllje të operacioneve të kërkim shpëtimit.

Top Channel